Krizat në martesë çka pastaj

Sa ma herët që ti vëreni shenjat e krizës aq ma mirë do të jetë. Nëse i vëreni do të keni mundësi ndoshta ti mënjanoni dhe ndarjen ta ndaleni nga shkatërrimi i cili më vonë do të ndodhë.

Shumë ndarje mund të mos ndodhin dhe marrëdhënje mund të shpëtohen nëse çiftët më herët do ti vërejnë shenjat alarmuese dhe do të reagonin ndaj tyre. Ndarje nuk vije nga qielli. Ajo është kryesisht një pikë mbyllëse e një marrëdhënieje të gjatë krize. Burri-gruaja ka jetuar kohë të gjatë në vete e ndarë. Mardhënija e juaj ngadalë dhe qetë është shkatërruar. Njëri në brendësi kohë të gjatë është sjellë kështu, ndërsa partneri –ja nuk e ka vërejtur ose nuk ka dashur të vërej. Çka janë pra ato shenja të një krize ?Shenjat paralajmëruese të krizave në marrëdënje:

Mungesa e përkrahjes

Partneri tërhiqet nga detyrat familjare çdo ditë e më tepër dhe nuk i mbanë fjalët e dhëna çdo herë e më shumë. Ai-Ajo nuk i kryen obligimet që më parë i kryente. Ai-Ajo kthehet gjithnjë e më vonë në shtëpi. Në shtëpi është gjithnjë i lodhur por gjen energji spontanisht për tu marrë me hobi dhe të takohet me shoqëri.

Bisedoni me partnerin-en për këtë. Thuaji qartë se ndihma e tij është me rëndësi. Qëndrimi i juaj i njëjtë me të është mund të jetë sjellje e gabueshme. Bisedoni me të për ketë, thuaji se mungesa jote të përditshmëri po bëhet shprehi e cila humbë baraspeshën në marrëdhenije dhe e cila mund të sjellë ndarjen.

Mungesa e respektit
Njëri për tjetrin flet keq në pranin e tjetërkujt dhe bënë shaka për dobësitë e vogla e të mëdha. Njëri tjetrin ndërpret derisa fletë diçka, e korrigjon rregullisht, ja ndërpret falët dhe e kritikon më shumë se përpara.

Bisedoni me të për këtë. Ja bëni me dije troç, se me sjelljet e tij po e lëndoni zakonisht shumë. Sqaroni çka fshehët pas gjithë kësaj. Nëse mbas sjelljeve të këqija fshihet ndjenja se nga ju nuk po trajtohet mirë?, mos po ndjehet nga ju i lënë anash? Mos po i mungon respekti?

Presioni emocional
Nëse ti nuk … atëherë do ta shifsh, çka do bëhet. Kjo d.m.th se partneri nga dashuria e vetë tenton të jesh i varur nga ai. Ai jep shenj të kuptosh se ai e meriton dashurin tënde. Ndoshta partneri nuk e thonë drejt çka dëshiron por kërkon që ti të jesh gjithnjë e mbështetur për muri. Ju akuzon juve se të gjitha punët po i bënë vet, se ai po e mban financiarisht familjen etj. ndërsa për punët që i bënit bashkë thotë se i kanë mbetur budallës ti bëjë. Ai-ajo përpiqet të krijoj juve shenja të fajësisë dhe ashtu t’ju bëjë presion. Presioni emocional qon gati gjinj në vdekjen e marrëdhënijes.

Edhe këtu duhet biseduar mes vete. A duhet të jetë kështu që partneri aq shpejt të caktoj kufirin? A mund të ndodhë që ai të konsideroj se po shfrytëzohet dhe se ndjehet i pa respekt. A mund të jetë që ai beson se për marrëdhënije më shumë po banë se ju?

Komunikimi i munguar ose i keq
· Partneri nuk bisedon më për përshtypjet veta, mendimet dhe ndjenjat.
· Partneri nuk interesohet më për jetën, obligimet e partneres
· Ka vetëm mosmarrëveshje dhe jo pajtim.
· S'ka më biseda dhe konflikte. Secili vepron sipas përditshmërisë së vet.

Këto janë shenja serioze të krizës në një marrëdhënje. Mënyra e komunikimit në partneritet është kryesisht ndryshe. Femrat kanë përshtypje më të madhe se mund ti ndërrojnë ndjenjat dhe se për probleme mund të bisedohet sesa meshkujt. Me pak fshehtësira të vogla dhe një hapësirë të lirë për partneritet janë të nevojshëm, thënia “kush më donë mua, më kupton mua pa asnjë mëdyshje”duhet harrohet.

Dashuria nuk ka të bëjë me leximin e ndjenjave. Për ti qëndruar partnerit më afër duhet ti njohim ndjenjat. Nëse partneri tërhiqet, kjo mund të ketë shumë shkaqe, nga puna ndoshta, ose ai nuk ka mësuar të bisedoj për veten, ai ka frikë t’i pranoj gabimet.

Për tu ndjerë mirë në partneritet na duhen të kemi ndjenjën se jemi të rëndësishëm për partnerin dhe ai merë pjesë aty. Nuk dëshiron ai më për ne të dijë, ne ndjehemi të anashkaluar, të pa rrespekuar dhe të pa dashur.

Konfliktet në një partneritet janë normale dhe të nevojshme, ngase bëhet fjalë për një bashkim të dy njerëzve të ndryshëm nga çdo pikëpamje. Sikurse konfliktet të cilat në një luftë të mbizotërimit (kush ka të drejtë) edhe heshtja është e dyshimtë. Heshtja kupton se të dy partnerët në brendësi kanë kapitulluar. Nëse vetëm njëri heshtë, atëherë i heshturi konsideron se nuk ka më për të thënë kotu së koti.

Ndjenjat negative dhe vëmendja e gabuar
· Partneri vetëm ankohet, nuk i shef më anët tona pozitive.
· Partneri sillet vetëm rreth temave si paraja, pesha, hobi etj.
· Partneri në publikisht ndaj neve sillet keq.
· Partneri nuk e dëshiron pavarësinë tonë, as ndryshimet tona.
· Ndjehemi të keqtrajtuar,. kënnen ihm nichts recht machen.
· Ne duhet të bëjmë atë që partneri dëshiron, përndryshe problemet e pa shmangshme
· Nuk ndjehemi mirë, nuk gëzohemi me partnerin

Të gjithë njerëzit në një partneritet kërkojnë dashuri. Mirëkuptim, përkrahje dhe respekt. Ne dëshirojmë të kemi ndjenja ndjenjën e të qenit me vlerë; ndoshta presim dashuro të vlefshme dhe të pa kushtëzime nga partneri ynë. Kjo është një kusht i pa plotësuar. Asnjë njeri nuk është në gjendje këtë pritja ta plotësoj. Nëse partneri ynë rregullisht kritikon duke ju larguar arsyes së vërtetë, çka nuk i pëlqen atij tek unë, e humbë dashurin e vet dhe natyrisht edhe tonën.

Baza për një partneritet duhet të jetë ajo se ne si person gjeneral duhet ndjehemi të pranuar, edhe nëse disa shprehi tona nuk i pëlqejnë partnerit.

Në një partneritet të shkohet me idenë se “unë do ta ndryshoj partnerin” është e dënuar me dështim. Një partneritet o të duhej së paku kohën e lirë të shfrytëzonte për forcimin e dashurisë, për ta përkrahur partnerin në zhvillimin e saj dhe të interesohet që ai të ndjehet mirë. 

Mungesa e riteve dhe aktiviteteve
· Partneri nuk ndërrmerr më asgjë me mua.
· Partneri dëshiron i vetëm të udhëtoj
· Partneri gjënë interesa të reja, dhe shkon i vetëm
· Partneri kthehet vonë nga puna në shtëpi, shikon TV-në, lexon gazetë ose kyçen në internet.
· Partneri lejon të shkoj në shtëpi, për të nuk është e rëndësishëm kush ishte tek ai. 

Një partneritet do duhej të ofronte hapësirë të lirë, secili për vete të bënte diçka dhe ti ndiqte interesat e veta. Qëndrimi gjithnjë së bashku dobëson ndjenjat e partnerëve mes vete. Në anën tjetër duhet gjithashtu duhet pasur kohë për argëtim të përbashkët dhe shijim të jetës. Tërhiqet partneri prapa, mund të ketë shkaqe të ndryshme: ai është i ngarkuar së tepërmi, i lodhur, ndjehet keq, ndjehet jo mirë me ne, ka ndryshuar interesat e veta, gjendet në një krizë personale shpirtërore.

Zvogëlimi i interesit për seks
· Seksi është vetëm një veprim rutionorë.
· Partneri ka një dashnore tjetër ose është duke ju tradhtuar.
· Ne nuk kemi qejf më, seksin e konsideroni vetëm si program obligues. 

Është normale, që seksi në partneritet është herë me shumë rënësi e herë me më pak rëndësi. Sa ma shpesh që me partneren flemë bashkë varët nga nevoja-dëshira e tij dhe e juaja. Nëse e Konsideroni partnerin tuaj dhe seksin jo aq të rëndësishëm është në rregull. Afërsia trupore duhet gjithsesi të kërkohet. Edhe një aferë nuk duhet kuptohet si një fund i partneritetit, zakonisht është një indice e një krize në marrëdhënie ose se në marrëdhënie diçka po mungon. Nëse të dy partnerët kanë gatishmëri të bisedojnë për marrëdhëniet seksuale, ja falin njëri tjetrit dhe bëjnë fillim e ri, atëherë një aferë edhe mund edhe t’i forcoj parterët 

Çka të bëhet në një krizë marrdhënije

1. Bisedoni me partnerit tuaj në një momente të qetë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt, nëse ai heshtë ose reagon jo drejt mundë të krijoj një bllokim të bisedimit mes vete. Formuloni ndjenjat tuaja dhe dëshirat në formën „unë..“, „unë ndjehem.. nëse sillesh,..do të kisha dëshiruar…kamë menduar, pse raportet tona kështu kanë ndryshuar.“ Ikjuni paragjykimeve. Bëjeni një vështrim të kohës së kaluar ku komunikimi nuk ka munguar. Pyetni çka mund të bëni në mënyrë që të dytë të jeni të lumtur. Kuptohet për një bisedë konstruktive duhet gatishmëria edhe e partnerit.

2. Keni përshtypjen se një kohë të gjatë pa të drejtë jeni anashkaluar, duhet ta bisedoni këtë. Partneri juaj nuk ka të drejt, të sillet me juve sipas dëshirës së vet. Përpiqu të zbulosh se çka pret ai nga ju, dhe bisedoni për këtë, çka mund të bësh për atë dhe çka konkretisht nga ai dëshiron. Sigurojeni atë, se ju dëshironi që ai të ndjehet gjithashtu mirë dhe jo ta lëndoni. 

3. Propozoni aktivitete të përbashkëta për të kaluar mirë së bashku. Përpiquni që së bashku të zbuloni pse nganjëherë edhe vetë duhet ndërmarrë diçka.

4. Nëse për ju seksi nuk është kënaqësi ose ju mungon kënaqësi për seks atëherë bisedoni me partnerin tuaj. Kërkojeni bashkë shkaqet: A mos po marrim pak kohë për seks? Ndoshta nuk i njohim dëshirat seksuale? A mos është mungesa e pastërtisë, mos lumturia e përgjithshme në partneritet, ndryshimet e hormoneve, pritjet jo racionale (p.sh. që partneri duhet të ketë të njëjtën kohë dëshirë për seks në mënyrë që unë të arrij gjithmonë orgazmën) etj?. Shtrojeni pyetjen: Çka mund të bëjë unë në mënyrë qe prapë të kemi kënaqësi kur bëjmë seks?

5. Sa më shumë shenja alarmimi të kësaj natyre të konstatoni, aq më shumë partneri juaj do të ju bombardoj me këso plumba helmi, rreziku për vdekjen e mardhënjes suaj është më i madh. Mënjanoni atë helm me kohë, në mënyrë që marrëdhënia juaj të mos shkatërrohet.
“Unë nuk kam ardhur për të shkuar, nëse bëhet vështirë’’. Monika Hauser (CH)


Comments