Si ta përmirësoni seksin në marrëdhënien tuaj

Marrëdhëniet seksuale në një Partneritet janë një fushë shumë e rëndësishme. Bile për nga rëndësia nuk ka asnjë fushë tjetër në Partneritet që mund të barazohet me marrëdhënien seksuale, nga këtu lindin edhe konflikte dhe mosëkënaqësi.

Çka i pëlqen njërit s’do të thotë se i pëlqen tjetrit automatikisht. Secila ka nevoja dhe dëshira të ndryshme. Sikur në përditshmëri që dallon njëri me tjetrin edhe nevojat seksuale ndryshojnë. Kështu jemi të krijuar me këto dallime të cilat duhet kuptuar.
Secili nga përvoja, dëshira ose imagjinata dëshiron të ketë atë që dëshiron. Çka është këtu morale ose amorale, e lejuar e ndaluar, e zhytur ose e pastër është çështje mendimi. Këto mendime ndikojnë në ndjenjat dhe sjelljet tona, ne jemi më tepër të varur nga çështja Seksi.

Mirëkuptimi është i vetmi që mund të ju ndihmoj. Në seks bisedimi është i Artë ndërsa heshtja e Argjend. Vetëm nëse ne i tregojmë tjetrit se çka na ngrohë, çka na pëlqen atëherë ai mund të ndryshoj sjelljet e tij edhe në llogari tonën. Nëse ne heshtim atëherë kënaqësia seksuale mund të jetë vetëm në anën e njërit partnerë, ndërsa tjetri do ta ndiente veten sikur objekt kënaqësie.

Natyrisht ne vetë duhet të provojmë çka mund të bëjmë për vetveten për të ndryshuar mendimin rreth çështjes së morali në krevat. Duhet krijojmë në mendim listën e veprimeve të kufizuara ose që i llogarisim si të pa moralshme por që mund ta shtojnë kënaqësinë seksuale. Në fund të fundit në krevat s’ka moral, duhet bërë atë që ju pëlqen te dy partnerëve.


Comments