A është e mundur gjithmonë ndarja ?

Po, por. Këtu është vështirë të thuhet po ose jo. Në shtetet e zhvilluara ekonomikisht dhe ku funksion mirë sistemi social ku është e organizuar mirë edhe shoqëria civile ndarja është e mundur edhe nëse iniciohet vetëm nga femra. Në këto shtete, femrave që ikin nga partneri ju ofrohet strehim dhe ndihmë sociale derisa ajo të akomodohet. Ju ofrohet edhe ndihmë juridike dhe sipas nevoje edhe siguri. Ju ofrohet edhe këshillimi dhe terapi psikologjike.

Në shtetet e pa zhvilluara është krejt ndryshe. Në ato shtete është shumë e vështirë dhe në disa prej tyre e pa mundur, ose me pasoja tepër të rënda.

Në shumë vende, nëse partnerja ndahet, ajo nuk do të ketë përkrahje nga shteti, d.m.th. varësia ekonomike dhe sociale e mban edhe ashtu të pa lumtur në marrëdhënien e krijuar nga ajo ose të krijuar nga prindërit. Ndikimi i familjes për të ruajtur një marrëdhënie në këto vende është jashtëzakonisht i madh. Ato brengosen jo vetëm për marrëdhënien në prishje por më shumë për pasojat e ekonomike që rrjedhin nga ajo. Femra e ndarë do duhej detyrimisht të kthehej tek prindërit, për tu ngulfatur edhe më tej gjendjen ekonomike.

Arsye tjetër është edhe tradita. Të qenurit e ndarë nga partneri, pra vejushë është një lloj ofendimi. Mbasandaj nuk dihet e ardhmja. Familjet të cilat në përbërje kanë një vejush, prioritet kanë martesën e saj, dhe atë sa më shpejt që është e mundur. Në këso raste vje në shprehje vetëm raste të ngjashëm. Pra për t'ia gjetur një mashkull i cili gjithashtu është i ndarë, ose që është i martuar por që nuk kanë lindur fëmijë. Andaj vejushën mund ta pret edhe një martesë mekanike, pra vetëm sa për të lindur fëmijë.

Në shumë popuj, e sidomos tek arabët por edhe më ekstremë tek myslimanë në Afrikë (qendrore dhe perëndimore) është martesa brenda rrethit familjar ose tek të afërt të familjes, në këto vende ndarja është gati tabu.

Në këto vende ndarja do të kishte pasoja zingjirore. Tek arabët është normale të martohesh me djalin e hallës ose tezës, ndërsa në Afrikë (p.sh. Në Togo) martesa bëhet edhe me djalin e motrës. Paramendoni një ndarje në këso raste.

Por edhe ndër shqiptarët ka shumë raste ku ndarjet janë të rënda, me shumë pasoja, e nganjëherë edhe të pa mundura. Tek ne “zakonisht” çiftët njoftohen ose mësitnohen përmes një të afërmi. Shumë çift kanë diçka nga familjet në marrëdhënie të caktuara mes vete. Edhe tek shqiptarët, ndarja mund të ketë efekt zingjirorë dhe me pasoja të rënda.

Tek myslimanët si dhe ndër shqiptarët, sipas traditës fëmijët i takojnë babait (ani pse ligji thotë krejt ndryshe) andaj nënat duke llogaritur edhe këtë pasojë vendosin të qëndrojnë në një marrëdhënien edhe ashtu të prishtë.


Comments