Një krizë në marrëdhënie mund të jetë edhe shans për ndryshime

Çdo qift kalon nëpër ndonjë krizë. Kjo është edhe normale. Ju me siguri se keni pritur shumë dhe keni pasur paragjykime krejt tjera për marrëdhënien e krijuar. Ju keni pasur edhe një pasqyrë krejt tjetër për partnerin e cila nuk mund të mbahet përgjithmonë.

Të dytë zhvillohen në personalitetin e vet. Paramendimet dhe pritjet brenda partneritetit janë të pa ndryshueshme. Kjo sjell deri tek konfliktet dhe krizat. Megjithatë një krizë nuk do të thotë automatikisht edhe fundi i një marrëdhënie. Krizat e tejkaluara vetëm sa e forcojnë marrëdhënien. Çdo krizë është e tejëkalueshme dhe çdo problem ka zgjidhje. Natyrisht nëse ekziston vullneti dhe dija se si të zgjidhen problemet dhe të tejkalohen krizat. Vetëm partnerët që dinë të dashurojnë si duhet dinë edhe ti tejkalojnë krizat. Ikja nga marrëdhënia nuk e zgjidhë problemin përkundrejt ajo mund të sjell edhe kompilime.

Krizat kanë edhe një anë shumë pozitive. Aty shprehen edhe mendimet e rezervuara të cilat ndoshta me vite janë akumuluar. Partnerët njihen më tepër mes vete. Ata i njohin ndjenjat dhe dëshirat e njëri tjetrit. Normalisht do të ishte më mirë. sikur çdo gjë të rrjedhje sipas dëshirës, por kur konfrontohen dy interesa, konfliktet janë të pa shmangshme. Megjithate krizat nëse shfrytëzohen janë shans për ndryshime pozitive. Krizat e tejkaluara forcojnë partnerët. Partnerët nuk do të duhej përsëritur shkaqet e krizave të tejkaluara. Por ato do duhej kujtuar si përvojë e hidhur dhe do të duhej të mësohej nga gabimet e veta.

Një gjë nuk duhet harruar se: krizat i tejkalojnë vetëm partnerët e aftë. Kriza nuk ka të bëjë fare me dashurin. Edhe partnerët që ndoshta kanë dashuri të zjarrtë mes vete kanë gjithashtu probleme. Në një marrëdhënie ku nuk ka probleme, d.m.th aty nuk ka shprehje e mendimeve të lira. Një marrëdhënie pa gabime nuk ekziston askund, pos në mendje. Pra ata që mendojnë se marrëdhënia duhet të kaloj jetën pa kriza, kanë një problem: ata nuk janë të përgatitur për marrëdhënie. Ata jetën e paramendojnë ashtu siç e dëshirojnë vetë. Për një marrëdhënie të suksesshme dhe për zgjidhjen e konflikteve duhet mësuar. Edhe nga ky libër gjithashtu.


Comments