Dallimi në mes Mashkullit dhe Femrës

Se mashkulli dhe femra dallojnë, kjo pranohet nga të gjithë. Mirëpo se sa dallojnë është çështje tjetër për të cilën nuk mund ti vihet pikë. Unë këtu ju zgjodha disa dallime “bardhe e zi” por reale. Natyrisht nuk vlejnë për të gjithë meshkujt ose femrat.

Shprehitë e Femrave  
  • Femrat vlerësojnë dashurinë, komunikimin, bukurinë dhe marrëdhënien.
  • Vetëbesimi tek femrat definohet përmes ndjenjave dhe kualitetit të marrëdhënies.
  • Femrat mundohen të krijojnë harmoni, bashkëjetesë dhe kënaqësi në jetë. Marrëdhënia është më e rëndësishme se Puna dhe Teknika.
  • Femrat kanë shije që çdo ditë të veshin diçka tjetër, sipas asaj se si ndjehen. Ato ndërrojnë veshjen edhe disa herë në ditë.
  • Shprehja e ndjenjave personale për to është më me rëndësi se sa suksesi dhe arritja e qëllimeve.
  • Femrat me dëshirë merren me psikologji, zhvillim personal, spiritualitet dhe jetën.
  • Bota e Femrave sipas paramendimeve të tyre do të ishte përplot Parqe, Restorante dhe Qendra Tregtare.
  • Femrat janë të gatshme dhe krenare kur  të tjerëve ju ofrojnë ndihmë. Ato krenohen kur i marrin parasysh ndjenjat  dhe dëshirat e të tjerëve.
  • Femrat besojnë se gjithçka mund të jetë më mirë. Edhe sikur të ishte shumë mirë. Kjo qëndron në logjiken e tyre, që gjërat ti përmirësojnë, ato bëjnë shpesh propozime për ndryshime pozitive.
  • Këshilla dhe kritika janë sipas pikëpamjeve të tyre dëshmi e dashurisë.

Shprehitë e Mashkullit  

Meshkujt vlerësojnë të pasurit e pushtetit, të qenurit kompetent, efecient për të punuar dhe diçka për të kontribuar. 

Vetëdija e mashkullit definohet me aftësitë për të krijuar gjëra konkrete.

Veshja e meshkujve ( sipas formës dhe uniformës) reflekton sikur profesionin e tyre ose aftësinë dhe kompetencën: Policia, Ushtria, Profesorët, Politikanët..shenja të kompetencës dhe pushtetit.


  • Meshkujt kanë në kokë vetëm pamjen e jashtme si Vetura, Kompjuteri, Sporti, Lojërat. Ata nuk interesohen për Lajmet, parashikimin e motit… Ata nuk mund të fillojnë me romane dashurie ose me libra këshillues. 

  • Bota sipas paramendimit të meshkujve do të ishte përplot Autoudhë. Gjithkah të kishte ndërtesa praktike Stadiume dhe Teknikë. 

  • Arritja e qëllimeve për meshkuj nuk është shumë me rëndësi. 

  • Meshkujt janë krenar kur diçka bëjnë të vetëm. Autonomia për ta është simbol i eficiencës, pushtetit dhe kompetencës. 

  • Një mashkull ta këshillosh diçka, pa pyetur ai, ai e kupton këtë se ai nuk po din çka të bëjë. Për meshkujt është një pikë e mrekullueshme të jetë kompetent, kompetenca është më e rëndësishmja. 

  • Një mashkull nuk fletë për probleme, ai kërkon zakonisht këshilla  profesionale. Ai konsideron pa aftësi nëse nuk arrin i vetëm të zgjidh probleme. 

  • Nëse një mashkull i kërkon mashkullit tjetër ndihmë, ai i ofron atij të gjitha veglat dhe e bombardon me këshilla se si veprohet. 

Akuzat më të shpeshta dhe më të rëndësishme

„Se meshkujt nuk janë dëgjues të mirë, është akuza më e rëndësishme dhe më e shpeshtë që femrat bëjnë ndaj partnerit të tyre. Një mashkull e dëgjon femrën disa minuta, dhe konkludon për arsyen e akuzës, dhe menjëherë lutet dhe kërkon një zgjidhje. Natyrisht që ai pret që ajo menjëherë të ndjehet mirë“.

„Se Femrat rregullisht mundohen ta ndryshojnë partnerin, ko është akuza më e shpeshtë që meshkujt e bëjnë ndaj femrave. Nëse një femër e dashuron një mashkull, ajo ndjen obligim që të ndihmoj në zhvillimin e mëtejmë të tij dhe ajo ndjenë për obligim ti thotë atij se çka mundë të bëjë ai më mirë. Ato krijojnë në vete një komitet që angazhohet për të mirë. Ai edhe kur kërkon ndihmë, megjithatë e ndjen veten të fortë. Atij nuk i pëlqen të pyetet nëse i duhet ndihmë, ngase e konsideron veten se po vihet nën kontroll. Ai me gjithë dëshirë do të dëshironte të pranohet ashtu siç është.“

Gjuha e ndryshme

Se Meshkujt dhe Femrat janë të ndryshëm, këtë e dinë të dyja anët. Kjo edhe nuk duhet të jetë problem, nëse drejt kuptohet.

Por,

Dallimi më i madh dhe kryesorë është gjuha e aplikueshme. Edhe ata nëse flasin të njëjtat fjalë, dallimi qëndron në formën dhe kuptimin  se si e thonë.

Pyetja për marrëdhënie (indirekte) dhe pyetja konkrete (direkte) 

Ka p.sh. një gjuhë e thjesht  me kuptim emocional. Çdo theksim ka edhe përmbajtjen e vetë me interes për marrëdhënien-

Një shembull:

Ai dhe ajo janë duke udhëtuar me veturë, pas një jave të rëndë me punë. Kur i afrohen një pike karburanti e cila ka edhe një Restaurant  ajo pyet: “A ndalemi dhe e pimë nga një pije ?”, Ai përgjigjet “Jo, nuk kam etje !”.

Për Femrën ishte një pyetje, pyetje marrëdhënie: “A pushojmë pak, pas një jave të mundimshme që nuk kishim kohë për vete, të rrinim pak bashkë dhe të pinim nga një pije dhe të bisedojmë ?”

Për Mashkullin ishte një pyetje konkrete: “ A ke etje ?, A dëshiron të pish një pije ?“

Nëse e përcjellim më tej, ajo ndjehet e lënduar: “atij nuk i intereson të marrë kohë për mua !” dhe ai nuk e kupton këtë ndalje “Pse ajo ndjehet e lënduar vetëm se unë nuk desha të pijë diçka ???”

Mashkulli konsideron: është shumë lehtë mes vete të  keqkuptohemi !

Të rrallë meshkuj dhe femra mendojnë njëjtë nëse i përdorin fjalët e njëjta.

Nëse një Femër p.sh. thotë: „Unë kamë ndjenjën se ti KURR nuk po më dëgjon“, pastaj pret nga mashkulli kurrë mos ta dëgjoj fjalën KURR. Nëse ajo thotë KURR, thekson shkallën frustrimit. Për të marrë ajër ndjenjat e tyre ato mundohen ti përgjithësojnë gjërat.

Meshkujt janë mësuar, të flasin me argumente dhe nuk dëshirojnë që të merren fjalë për fjalë, me të cilat ai atë nuk e kupton.

Nga ndryshimi i fjalëve mundet shpejt të hyn mosmarrëveshjes.

Bota e ndjenjave të mashkullit dhe femrës

Një ndër ankesat e femrave ndaj mashkullit është se: Ai thjesht nuk po më kupton.

Deri  aty se  mashkulli po e keqkupton dhe keq interpreton. Ai është i mendimit që shumë mirë e ka kuptuar. Ai domundohet që qdo fjalë të asaj që ka thënë ta përsëris.

Nëse një femër thotë: unë kamë ndjenjën që ti nuk po më kupton !, nga mashkulli kjo përafërsisht kështu do të përkthehej: unë kamë ndjenjën, se ti nuk më ke kuptuar atë çka kamë thënë unë. Unë besoj, për ty është krejt njejtë se si ndjehem unë. Nëse ti je e interesuar ta dish çka kamë thënë, duhet ta thosh çart.

Femrat  i vlerësojnë ndryshe ndjenjat femrave

Meshkujt duhet të mësojnë, që mos ti marrin fjalët e femrave fjalë për fjalë. Aty duhet të mësojnë të kuptojnë çka kanë dashur ato të thonë.

Femrat mendojnë më shumë, ato dëshirojnë ti shfaqin idetë e veta një dëgjuesi.  Kështu ndodh që kur një femër fillon të tregoj diçka, nuk arrin deri në fund, ngase nuk di cilin mendim ta prezantoj. Vetëm gjatë bisedës ajo e gjene atë çka ka dashur të tregoj.

Meshkujt i përpunojnë të dhënat ndryshe nga Femrat. Para se të fillojnë të flasin ata dinë çka duan të thonë.

Femrat duhet të dinë se një mashkull nëse hesht sinjalizon: nuk e di akoma, çka dëshiroj tët hem, por jam duke menduar. Por ajo nga heshtja kupton: Unë nuk reagoj ngase për mua nuk është interesant dhe pos kësaj as që kamë dëgjuar mirë! Për atë është e kuptueshme se  Ajo ndjehet e frustruar ngase ajo nuk do vihej në këso heshtje, por do të theksonte mendimin e saj. Nuk është kurrfarë mrekullie që femrat ndjehen të pa sigurta nëse meshkujt heshtin në vend se të përgjigjen. 

Kur bisedojnë femrat mes vete, ato kanë ndjenja se plotësisht po kuptohen. Se njëra tjetrën po e dëgjon dhe po e respekton.

Meshkujt mundë të mësojnë këtë aftësi të femrës për dëgjuar. Sa ma shumë që mëson dhe sinjalizon se je duke dëgjuar dhe për të reaguar në theksimin e ndjenjave të saj është edhe komunikimi shumë më i lehtë.

Femrat munden ta mësojnë heshtjen e mashkullit  ta interpretojnë drejt dhe të reagojnë. Ajo duhet të mësoj se një mashkull pushon së foluri derisa të tjerët ta kuptojnë se ai është nervoz, se ka një problem që kërkon zgjidhje. Ajo duhet të mësoj, ta lë atë të qetë, megjithëse për natyrën e femrës kjo është mjaft e vështirë.

Mashkullit i duhet tërheqje në bazën e tij për të menduar. Është me rëndësi që femra mos të mundohet që mashkullin ta shtyjë të flasë para se ai të jetë i gatshëm.

Në të kundërtën mashkulli nuk duhet lënë femrën të hesht kur ajo ndjehet nervoze ose e mërzitshme. Duhet mos lejuar që ajo të kthehet në bazë për të menduar.

Ajo do të keqkuptoj se është lënë pas dore. Asaj i duhet një dëgjues. Ndërsa juve ju duhet dikush që të mbështetet në kraharorin tuaj.

Arsyet pse femrat kërkojnë    bisedojnë  janë me  të njëjta motive për të cilat meshkujt nuk dëshirojnë të flasin. Kjo mund të sjell konflikt nëse nuk e dinë njëri për tjetrin.

Nëse një mashkull nuk ndjehet mirë, dhe Ajo e pyet: Çka është me ty ?, ai përgjigjet: Asgjë! Ky mund të jetë një sinjal alarmi për femrën se ai (në brendësi) dëshiron të tërhiqet. Ajo, natyrisht më lehtë do ta kishte kuptuar sikur Ai qartë të thonjte: Nuk ndjehem mirë, më duhet pak kohë i vetëm të kaloj !.

Femrat mundë të mësojnë të kuptojnë, çka me të vërtetë meshkujt të thonë nëse theksojë diçka me fjali  të shkurta.

Meshkujt mund të mësojnë që femrave tu përgjigjen në atë mënyrë që ato të mos mund ti interpretojnë ndryshe.

Një femër shpreh dashurin në  formë të kujdesej ndaj mashkullit, se si ndjehet ai ose nëse ai ndjehet keq.

Një mashkull shpreh dashurinë që në pamjen e jashtme duket se nuk brengoset për femrën por i bënë me dije asaj se i beson, se mrekullohet me forcën e saj.

Meshkujt mes vete ndihmohen në situata të vështira, ku njëri tjetrit i thotë: Ti ja arrin, shoku im !, jam i sigurt se do të bëhet mirë !.

Femrat mes vete ndihmohen në situata të vështira në të cilat njëra i thotë tjetrës: A mundem të ndihmoj? A dëshiron të flasësh për këtë ?, Unë dëshiroj të kuptoj ! Unë jam me ty.

Nëse një mashkull tërhiqet në Bazë për të zgjidhur një problem, ai megjithatë dëshiron që gruaja e tij të ndjehet e lumtur dhe të mos merakoset për të.

Nëse  një femër ka probleme, ajo dëshiron të ketë përkujdesje për të, të merret në përqafim dhe të ndjejë afërsinë emocionale.

Me rëndësi është që të mos reagohet ndaj ndjenjave të tjetrit,  jo si dëshiruar për vete por si ka nevojë e dëshirë partnerja.

Me rëndësi është se nuk ka absolutisht femër ose mashkull të kompletuar. Natyrisht ka situata ku femrat dëshirojnë të lihen të qeta, si dhe situata ku meshkujt dëshirojnë kujdesie. Kjo vlen nga ajo se sa mësojmë gjuhën individuale të partnerit dhe mësojmë të reagojmë sipas situatave.

Ka edhe dallime e dallime

(marrë nga libri “Meshkujt janë ndryshe, Femrat gjithashtu” të autorit John Gray)



Comments