12 ngatërresat problematike në marrëdhënie


12 ngatërresa në marrëdhënie të cilat mund të qojnë në probleme mes partnerëve dhe çka mund të bëjë mashkulli/femra kundër tyre

Shpresat dhe paramendimet mund ta zhvillojnë, ta rrezikojnë ose ta shkatërrojnë një marrëdhënie. Në vazhdim mund të lexoni 13 gabime të shpeshta të cilat qojnë në probleme brenda partneritetit dhe të cilat shkatërrojnë marrëdhënien.

1. Sa ma të ngjashëm që jemi, aq më mirë për marrëdhënien.

Dëshira e cila qëndron prapa kësaj ngatërrese është që ne besojmë se „Ngjashmëria qonë tek aty që tjetri gjithnjë e di se çka dëshiroj, ngase jemi të njëjtë“. Edhe nëse është i njejtë, pyetja është se a do të na i plotëson dëshirat tona , dhe nëse po, çka nëse njëkohësisht kemi dëshira të njëjta. Kush do ti plotësoj atëherë ato?.

Sikur ngjashmëria e madhe edhe dallimi i madh qon tek problemet në partneritet deri tek vdekja e marrëdhënies. Nëse ne jemi të ngjashëm për të tjerët do të jemi shpejt të mërzim. Ne nuk japim impulse të reja, ne s’mund të krenohemi me të. Çka s’na pëlqen neve nuk e bëjmë as për atë. Marrëdhënia bëhet sikur fushë futbolli pa shikues. Ne mund ndoshta të inskenojmë ndonjë problem, për ti shprehur përmes saj ndjenjat tona, në mënyrë që ai ti kuptoj. Çka nëse të dy partnerët janë përtac, të heshtur, jo kursimtarë etj ?

Nëse janë dallimet shumë të mëdha, atëherë fillimi është aktiv, më vonë ndoshta dallimit do të ju nervozojnë. P.Sh. nëse njëri është shumë përtac e tjetri jo shumë punëtor, atëherë konflikti është i programuar. Për të besuar se një dashuri me këso dallime mund ti mbaj dy veta bashkë është një ngatërresë. Arsyeja më e madhe pse ndahen njerëzit është se ata ishin tepër të ndryshëm.

Mendoj se ne duhet të kemi disa ngjashmëri si p.sh: në religjion, politik, etikë, qëllime, por duhet te kemi një hapësirë të lirë ku do mundemi ndryshe të shpreheshim. Pika krize do mund të ishin edukimi i fëmijëve dhe marrja e kohës së lirë.

2. Sa ma gjatë të qëndroni së bashku, më shumë njiheni mes vete.

Kështu besohet, se sa më gjatë së bashku aq më mirë njihemi mes vete. Kjo bëhet përditshmëri, nuk i jepet kohë marrëdhënies. Rreziku këtu qëndron në atë se nuk vërehen fazat e zhvillimitt të personit.

Do duhej ndarë kohë nga përditshmëria dhe të shkoni në ndonjë pushim të vetëm, ose të dilnit të shëtisni të vetëm (pa fëmijë etj.) Natyrisht se duhet të bisedoni për obligimet profesionale dhe punën.

3. S’ka problem nëse në fillim të dashurisë sonë diçka nuk pëlqen tek ai. Unë do ta ndryshoj atë.

Me idenë se do ta ndryshoni partnerit, hyrja në një marrëdhënie është rrezik i programuar. Secili për vete mendon se është në rregull, ashtu siç është. Kur kuptojmë se partneri dëshiron të na ndryshoj atëherë mendojmë se ai nuk na dashuron ashtu siç jemi atëherë rezistojmë. Ne dëshirojmë të duhemi ashtu siç jemi nga thonjtët e këmbës deri tek flokët në kokë. Është e zakontë që në marrëdhënien më shpesh të tregojmë dobësi se sa të pranojmë gabime.

Më së miri për ne do të ishte të zgjidhnim një partnerë, i cili më së shumti i përbush paramendimet tona. Me ato që i mungojnë do duhej të paramendonim të jetonim. Nuk vihen kushte për ndryshime sipas dëshirës. Në fund të fundit askush nuk është i përkryer.

4. Mosmarrëveshjet dobësojnë dashurinë

Pas qëndron iluzioni, se ekziston ndonjë marrëdhënie pa mosmarrëveshje dhe konflikte. Është normale se secili ka një histori personale, dallime në pikëpamje. Nëse në një marrëdhënie s’ka konflikte atëherë fshihet prapa ose njëri tërhiqet nga pikëpamjet e veta ose të dytë mbajnë konfliktin në vete për ta shpëtuar marrëdhënien. Mirëkuptimi është i mrekullueshëm, secili shpreh pikëpamjet e veta. Mosmarrëveshjet nuk janë gjithëmonë mosmarrëveshje.

Vetëm mosmarrëveshjet të cilat partnerin e lëndojnë shumë,e sulmon dhe e përgjithëson të gjithë problemin, kjo luftë është dëmtuese. Me rëndësi pas konfliktit është falja mes vete. Këtu mund të ndihmojnë ritet, për tu qetësuar gjendjen, më së miri pa eskaluar ajo.

5. Partnerët s’duhet të kenë fshehtësia mes vete

Kjo së pari është e pa mundur dhe e dyta është e kotë. Secili fantazon diçka, kur bënë seks sidomos, por kjo s’ka nevojë të dihet. Me rëndësi është se duhet treguar atë që duhet partneri të dijë dhe sidomos kur kërkohet nga ai që diçka të ndryshoj.

6. Sa ma shumë të dashurohemi, në fillim në krevat funksionon më mirë ndërsa më vonë do të jetë edhe më mirë

Në fazën e dashurimit në shumicën e partneriteteve funksionon mirë seksi. Kemi varësi për të parë partnerin, ndjehemi të dashur, bëjmë fantazira erotike. Faza e të dashuruarit përcillet me idealizimin që e bëjmë ndaj partnerit. Anët pozitive i rrisim tej mase, ndërsa anët negative nuk i vërejmë fare. Faza e dashuriurimit zgjat një kohë. Pas saj, zakonisht pas 3-4 muajve ne kthjellemi. Ne zbulojmë pastaj dobësitë dhe problemet e partnerit.

Vendimtare për një partneritet të suksesshëm është se a mund të mbahen cilësitë pozitive dhe a mundemi të jetojmë me dobësitë. Edhe këtu është mirë që të zhvillohen ritet për ta mirëmbajtur dashurinë. Por duhet pasur të çartë se është krejt normale që nganjëherë hidhërohemi me partnerin dhe mos të flasim mirë me të. Besimi dhe ndjenja mund të rriten nëse partnerin më nuk e idealizojmë.

Në përgjithësi mund të thuhet se forca e të dashuruarit intensiv nuk ka lidhje me stabilitetin e marrëdhënies dhe as më pak me shmangieje të probleme të partnerëve.


7. Vetëm atëherë kur e gjënë partnerit e përkryer, duhet jetuar bashkë.

Pas kësaj ideje fshehët dëshira për një lehtësim dhe siguri. I përkryer (perfekt) d.m.th që ai është sipas përfytyrimit tonë. Partner të përkryer nuk ka. Edhe nëse ne një e gjejmë ai duhet ndryshoj rregullisht sipas dëshirës sonë për të mbetur „i përkryer“

Më së miri është të kërkohet një partner që na i plotëson dëshirat kryesore. Mirë do të ishte të krijonim një listë: Si duket partneri ideal? Në çka mund ti fali atij? Çka më nevojit urgjentisht? Shumë ka të bëjë shumë me kualitetin por disa dëshira edhe vet mund ti plotësojmë. Kërkimi ka edhe një të keqe vendimtare: Nëse e gjejmë partnerin e përkryer, pastaj do të kemi frikën e humbjes. Xhelozia dhe frika tani më janë të programuara.

8. Partneri im më bënë të (pa) lumturë.

Ne jetojmë sikur në një dërrasë balancuese. Nëse partneri sjellët „mirë“ atëherë ne qëndrojmë, nëse nuk sillet sipas dëshirave tona, ne biem në grackë. Ne ndjehem sikur një lodër e partnerit. Ne atij ja japim pushtetin mbi ndjenjat tona. Më e keqja është pastaj se ne nuk mund ti ndihmojmë vetes, nëse ai nuk na ndihmon. Ne në të vërtet vetë ia japim atij pushtetin mbi ne. Ne kemi pritur dhe shpresuar se vetëm nga ai ne ndjehemi të lumtur. Por nëse ne i ndryshojmë pritjet dhe shpresat tona atëherë mund të vejmë kontroll mbi ndjenjat tona. P.Sh. ne mund ti lejojmë ati që të sillet ai në një mënyrë tjetër, edhe pse neve nuk na pëlqen, por që nuk na nervozon. Ne nuk bënë të mbështetim lumturinë tonë vetëm tek partneri ynë, duhet vetë të mësojmë të bëjmë veprime për ta ndjerë veten të lumtur. Edhe rrethi shoqëror mund të ndikoj që kjo lumturi të mirëmbahet.

9. Në partneritet duhet sa më shumë veprime të përbashkëta

Marrja me aktivitete së bashku mund të sjell në dëshpërime dhe varësi. Ne ndjehemi sikur s’mundemi asgjë të bëjmë të vetëm, por vetëm sikur dyshë. Në bëhemi të varur njëri me tjetrin dhe s’mund të zgjidhim probleme vetëm. Ne nuk krijojmë përvojë personale, për ta bërë marrëdhënien më atraktive. Ne s’mund ta përballojmë dhimbjen e vdekjes së partnerit ose ndarjen. Ne humbi përmallimin ndaj partnerit. Më së miri do të ishte që planet ti bënte njëri, për ti ndërmarrë së bashku.


10. Nëse ai më donë, atëherë ai e di çka dua.

Ky mendim qon me çdo kusht në probleme brenda marrëdhënies. Me siguri që partnerit gjatë viteve e njehni më mirë. Dashuria s’ka të bëjë me leximin e mendimeve. Secili partner ka karakteristikat e veta individuale. Mbasandaj si mashkull është rritur në atë mënyrë që mos të brengoset për të tjerët. Ai zakonisht interesohet vetëm për veti, çka dëshiron dhe çka i mungon. Dhe kjo nuk mundë të mbulohet me dëshirat tona.

Kështu lindin keqkuptimet: „Unë kam menduar, se kjo të pëlqen“, këtë të gjithë e kanë dëgjuar.

Më së miri do të ishte nëse ne do të flisnim për dëshirat dhe shpresat tona. Atëherë partneri ynë ka mundësi të zgjedh nëse dhe kur ato ti plotësoj. Por nëse mendojmë se: mbasi ia tregova dëshirat e mia, edhe nëse ai i plotëson, ato tani janë të pa vlerë, kjo qonë në konflikte të pa nevojshme.

11. Tradhtia shkatërron dashurin

Një tradhti nuk e prish marrëdhënien përgjithëson. Nganjëherë partneri e bënë një veprim të tillë për të treguar se është atraktiv edhe për të tjerët. Tradhtia ka të bëjë vetëm me partnerit, dhe kjo s’do të thotë se marrëdhënia nuk është ë rregull. Pas një afere, marrëdhënia edhe mund të forcohet edhe më shumë. Është e mirë që të flitet për arsyet e asaj tradhtie. Edhe partneri i lënduar nuk duhet që pastaj rregullisht t’ia përkujtoj atë gabim, ngase ai ndihet tërë jetën fajtor. Partneri i lënduar ose duhet ta falë atë gabim dhe ta harroj ose të ndahet.

12. Kërkimi i partneri ideal

Atraktiv duhet të jetë, i mirëkuptimit, qesharak, i dashur, i mençur dhe financiarisht i suksesesh. Kësi princi mund të ketë vetëm në përralla, ose së paku është shumë e vështirë një i tillë të xhindet. Nëse kemi këso shprese jo realiste atëherë marrëdhëia jon mund dhe do të dështoj.


Comments