30 arsye të cilat flasin kundër ndarjes.

Arsyet për ndarje zakonisht shpejt gjinden. Shumë veprime të cilat njërit partner nuk i pëlqejnë, shpejt gjinden. Në anën tjetër ndarja ka gjithnjë edhe një rrezik. Nuk mund të dish se partneri i ardhshëm mundet ti plotësoj shpresat tuaja. Për atë ju zgjodha disa arsye të cilat mund të ju shtynë që më shumë të mendoni për dëshirën për ndarje:

1.      Ju i dini të gjitha dobësitë e tij, saktësinë, si shpenzon parat, sa interesohet për familje, për pastërti etj.

2.     Ju e dini paralojën e tij para seksit, ai të tuajën. Dëshirat seksuale të njëri tjetrit i njihni.

3.     Ju e dini si ta gëzoni atë, ai di si t’ju gëzoj juve.

4.     Ju e dini çfarë ushqimi ai preferon, ai për ju gjithashtu.

5.     Ju e dini si zgjohet në mëngjes i pa krehur dhe i zhveshur.

6.     Ju e dini si mund ta ngacmoni atë dhe si ta qetësoni.

7.     Ju e dini si mundeni ta viktimizoni në krevat.

8.    Ju ia dini anët e forta të tij dhe me çka krenohet ai.

9.     Ju e dini çka e dobëson atë dhe që s’mund të rezistoj ai.

10.  Ju mund të filloni bisedën me „atë kujtohet....“

11.    Familja e njëri tjetrit tani më ju kanë pranuar.

12.   Ju e dini kur hidhëroheni, kush fillon të flas i pari.

13. Ju e njihni aromën e tij, i njehni edhe pikat e zeza në trupin e tij.

14.  Ju s’mund ti lëshyeni dobësitë e tij, të gjithë kanë dobësi, ju duhet ti kuptoni ato.

15.    Ju prapë do ta gjeni një partner ndoshta të modelit të njejtë, por më vonë me probleme të njëjta do të luftoni.

16.    Ju e kurseni krizën e ndarjes, vetminë, frikën, ndjenjat e pakicës etj.

17.   Lumturia qëndron në kokën tënde. Ju s’mund ta ndryshoni partnerit tuaj nëse ai nuk dëshiron, por mësoni ta pranoni ashtu siç është.

18.   Ju keni qëllime të njëjta dhe ju jeni të gatshëm për arritjen kompromise për ti plotësuar dëshirat e njëri tjetrit.

19.   Ku s’keni për të humbur kohë për tu njoftuar ngase ju njiheni me kohë.

20.    Ju i dini pikat problematike dhe mund t’i ikni atyre.

21.    Ju e dini se ai kur lexon dëgjon edhe muzikë, kur shikon TV-në dëshiron qetësi. Çka mendoni me tjetrin do të jetë ndryshe?

22.    Nëse nuk i besoni kësaj marrëdhënie, për ti shprehur dëshirat tuaja, ju s’do të arriti të mundeni edhe në marrëdhënien e ardhshme. Ju hyni një rreziku, vetëm me shpresë. „Kush jeton vetë me shpresë vdes urie“.

23.    Ju keni krijuar rrethin tuaj shoqëror.

24.  Edhe me partnerin  e ardhshëm do të keni probleme, më mirë mësoni t’i zgjidhni problemet me partnerin e tashëm.

25.  Partneri juaj i njeh dobësitë tuaja, ju s’keni nevojë të luani rolin e aktores.

26.   Fotografitë e martesën mbesin të varura në muri dhe s’ka nevojë të  mbetet i zbrazët muri.

27.  Ju e dini cilat filma i shikon, dhe mund ta ndani mbrëmjen me të.

28.   Në banesë secili i di sendet e veta edhe pa pyetur.

29.   Nëse keni fëmijë atëherë kurseni për argëtim fundjavat.

30. Ju i kurseni edhe fotografit e bëra, nuk i ndani një nga një.

Pra, çka mendoni? A nuk janë këto pak arsye që flasin kundër ndarjes tuaj? A nuk janë këtë arsye që ju të mendoni edhe njëherë për dëshirën që mund të keni për ndarje?





Comments