„Ne jemi aq të lumtur “: Qiftet, të cilët për vete kështu mendojnë, nga të tjerët shpesh xhelozohen. Sidomos kur ajo nuk është vetëm fjalë goje por theksim ndjenjave të vërteta. Ngase për shumicën e njerëzve një mardhënje e plotë është aspekti më i rëndësishëm i një jete të lumtur.
Fatkeqësisht nuk kalon çdo marrdhënje vetë në harmoni, për atë ekziston lakmia. Për shumë qifte harmonia është më e rëndësishme se edhe seksi. Njerëzit kur janë të dashuruar nuk shohin realitetin. Ata mendojnë sipas dëshirave. Ata premtojnë gjithçka, gënjejnë shumëçka vetëm e vetëm që partneri-ja të ndjehet e kënaqur.
Kur je i dashuruar d.m.th. duhet të pranosh se më nuk i takon vetëm vetes, por i takon edhe dikujt tjetër. Me të duhet ndarë të mirën dhe të keqen. Duhet qenë gjithmonë në gatishmëri për ti ndihmuar njëri tjetrit. Duhet ndarë edhe dhimbjen, kur njëri është i sëmurë ose ka mërzi.
Por, kur hynë në një dashuri duhet llogaritur se duhet të humbësh diçka nga pavarësia individuale. Nëse në dashuri planifikon të lindësh fëmijë d.m.th. edhe më tepër pavarësi e humbur. Sa ma shumë fëmijë, aq më pak pavarësi.
Derisa humbja e pavarësisë me lindjen e fëmijëve e që është e kalimtare (derisa fëmijët të rriten), humbja e pavarësisë në dashuri mbetet përgjithmonë.
Sikur për dashuri, edhe për lindjen e fëmijëve, të dy partnerët duhet përgatitur psiqikishtë për pasojat (më pak kohë për njëri tjetrin, më pak seks, ndoshta karriera rrezikohet, më shumë stres, më shumë shpenzime- obligime etj.)
Partnerët që nuk përgatiten më herët për ketë “sakrificë” ata më vonë do të vuajnë nga jeta. Do të jenë të pa lumtur dhe me depresione. Pos tyre ata që do të vuajnë më së shumti janë ardhmëria e kësaj bote, pra fëmijët. Një sjellje e tillë e partnerëve është aventuristë e pa përgjegjshme dhe amorale.
Është e pa moralshme që aksidentalisht të hysh në dashuri, të lindësh fëmijë dhe më vonë ta lësh pa njërin prind, vetëm e vetëm me arsyetim se tani më s’ke ndjenja ndaj partnerit-es.
Këta partnerë mendojnë se lirinë si i vetëm mund ta realizojnë edhe në partneritet. Pavarësia në dashuri vije nga mendimi i individit. Ai që mendon se nuk ka liri, as nuk mund ta gëzon lirinë. “Liria është hapësirë që duhet pushtuar”(xhafer shatrri). Pra edhe për lirinë në dashuri duhet luftuar, e jo ikur.

Comments
Post a Comment