Dashuria


Dashuria është elementi më i rëndësishëm në jetën tonë, në atë  ne e kërkojmë përmbushjen e ndjenjave individuale. Më parë jeta në qift ishte më shumë çështje fati që mund të kishte një mashkull, martesa ishte kryesisht nevojë për të jetuar në  një bashkësi ekonomike. Edhe roli i burrit dhe gruas ishte i betonuar, çka duhej bërë burri dhe çka duhej bërë gruaja për burrin. 

Edhe një element i rëndësishëm i lidhjes ishte tradita dhe religjioni. Së fundi ishin fëmijët që mbanin martesën të qëndrueshme. Sot, sidomos në martesat bashkëkohore këta faktor kanë një kuptim më të zbehtë, megjithëse edhe tani fëmijët e mbajnë një martesë të gjallë megjithëse ajo që moti nuk do të kishte  ekzistuar. 

Në veten e parë sot qëndron qifti i bashkuar  nga dashuria personale. Sot qëndron ekskluzivisht te çiftët që dashurin ta mbajë ose ta thellojnë. Konsideroj se jeta në bashkëshortësi tashmë më tepër është Art të cilin mund dhe duhet mësuar. 

Kush nuk e njeh thënien „nuk kamë kohë“? Një bashkëshortësi  të suksesshme mund të jetoj vetëm nëse ata marrin kohë për njëri tjetrin. Dashuria dhe martesa kanë nevojë për kohë. Ky është ushqimi për çdo marrëdhënie, për çdo partneritet. Kohë për dashuri e partneritet d.m.th më shumë kënaqësi, sukses dhe kualitet jetësor.  


Comments