Familja e organizuar

Faktor shumë i rëndësishëm për një marrëdhënie të gjatë e të lumtur është edhe mënyra e organizimit dhe udhëheqja e qiftit ose familjes.

Familja është sikur Shteti. Nëse ka një Qeveri të mirë atëherë edhe mirëqenia sociale e shtetasve do të jetë e mirë. Edhe Qifti ose Familja e mirë Qeverisur ka jetë të lumtur dhe me pak brenga.

Në familjet e organizuara dihen përgjegjësit dhe detyrat e secilit. Dihet kush i Administron të ardhurat dhe shpenzimet. Dihet edhe kush bënë blerjet, bënë kontratat etj. Qëllimisht përmenda administrimin e të ardhurave ngase nga një mos administrim i mirë i tyre krijohet krizë financiare nga e cila fillojnë shumë probleme të cilat vështirë e rrezikojnë dashurin e çdo partneri ndaj njëri tjetrit. Si pasoj e problemeve Financiare shumë martesa shkatërrohen. Andaj për një ardhmëri të lumtur duhet një menaxhim i domosdoshëm i jetës në bashkëshortësi.


Comments