Femra dhe paraja


Shumë meshkuj mendojnë se femra dhe paraja nuk shkojnë bashkë dhe për këtë kanë edhe pak të drejt. Se femrat nuk dinë mirë të administrojnë (shumica) me para kjo është evidente. Në marrëdhëniet ku femrat administrojnë me para, krizat financiare janë përditshmëri. Dhe aty ku ka kriza financiare marrëdhënia është problematike dhe me tendencë prishjeje. Ato lehtë ndikohen nga reklamat, kalojnë  kohë më shumë në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët dhe mundësi që të bien pre e agjent tregtarëve të cilët shëtisin shtëpi – shtëpi për të gjetur ndonjë viktimë eventuale. Femrat gjersa vështirë vendosin derisa të zgjedhin se cilin fustan të blejnë, për sendet tjera ato shumë pak mendojnë. Ato zakonisht kanë shije për të blerë, dhe nëse administrojnë financat atëherë këtë e kryejnë me krenari dhe pa përgjegjësi. Familjet ku femra administron me para ose që ka fjalën kryesore për çështjet financiare, kryesisht janë të futura në borxhe të ndryshme dhe me probleme të përditshme të mos mundësisë së paguarës së kësteve bankave kreditore. 

Ka edhe femra të cilat dinë të administrojnë mirë me para, që administrojnë familjen në mënyrën më të mirë. E gjithë kjo anë pozitive kryhet kur marrëdhënia funksionon  mirë. Megjithatë në çdo marrëdhënie, me marrëveshje duhet vendosur se kush administron me financa. Kohë pas kohe të nxirren bilance dhe të analizohet dhe të veprohet në formën që është më me interes të përgjithshëm të familjes e jo për ti kënaqur ndjenjat e femrës të jetohet në kriza financiare duke menduar  mos ta komplikojnë marrëdhënien e cila në kriza megjithatë nuk funksionon mirë.

Comments