Femrat i duan meshkujt e suksesshëm

Kush është në kërkim të një partnere ? shumë më lehtë e ka nëse ka një punë të mirë dhe të ardhura të majme, kumtohet nga një studim evropian. Ngase shumica e femrave dëshiron një partnerë që së paku financiarisht është stabil. Ky është një fakt paksa i njohur por edhe jo i pranuar nga shumica e femrave të cilat zakonisht deklarojnë se dashuria është mbi të gjitha ndërsa pasuria nuk luan ndonjë rol të veçantë.

Në Gjermani mbi 90% e femrave singel nuk mund ta paramendojnë një partner të pa punë, del poashtu nga ky studim. Identike është edhe përqindja që kërkojnë një partnerë të pa varur nga ajo financiarisht. Një e katërta bile dëshirojnë që partneri i tyre të kishte të ardhura më të majme se ajo.

Një arsye për këso favorizime, femrat e mbështesin tek siguria për pasardhësit, mirëpo nuk fshehët edhe dëshira për një jetë pak më aventuristë. Një jetë luksoze me shëtitje nëpër botë, me shtëpi të veçantë, makinë të shtrenjtë, restorante dhe veshje të shtrenjta etj.


Comments