Qiftet, të cilët së paku 25 vjet jetojnë bashkë, konsiderojnë aftësi, në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, si faktor me rëndësi për lumturinë e tyre. Për partnerët të cilët janë gjatë në marrëdhënie ndikim kanë edhe përjetimet e përbashkëta për të qeshur. Në përgjithësi ndikojnë faktorët pozitiv si humori, pajtueshmëria në shumë pyetje, pajtueshmëria mes vete, dhe gatishmëria për ta ndëgjuar partnerin dhe për ti parandaluar konfliktet. Ritet ditore d.m.th ndërmarrja e tyre aktiviteteve bashkë ofron mburojë kundër konflikteve.
Çka mundeni ju të bëni për të forcuar partneritetin tuaj dhe për ta ngritur atë:
1. Shfrytëzoni efektin: “a të kujtohet“. Kujtoni me partnerin tuaj bashkë përjetimet e përbashkëta pozitive. Kujtoni pushimet, festimet, shikoni fotografitë të bëra më herët.
2. Kujdesuni për ritet ditore p.sh. shëtitjet e përbashkëta, fjetjet e përbashkëta në mes ditë etj
3. Bëni partnerit tuaj komplimente dhe kujdesuni për të. Nëse ai ndjehet mirë, kjo do të reflektohet edhe ndaj teje. Mjafton pak ta ledhatoni, t’ia ledhatoni dorën, kokën. Ledhatimi është shenjë e dashurisë së madhe, kjo edhe forcon marrëdhënien. Ndoshta duhet pak të kërkoni anët pozitive, ngase duke kaluar nëpër vite kjo është harruar. Nëse koncentroheni në anët pozitive ju do të keni ndjenja më të mira ndaj partnerit dhe do të njeheni e lumtur.
4. Bisedoni me partnerin për përjetimet dhe mendimet që ju kanë lënë përshtypje. Mos ja bëni sikur Amerikanët. Një hulumtim Amerikan ka konkluduar se një qift mesatarisht pas 15 vjet martese komunikojnë mes vete më pak se 5 minuta.
5. Mbajeni partneritetin të gjallë, në të cilën ndërmerrni diçka edhe pa partnerin. Pastaj mund t’i tregoni përshtypjet tuaja dhe për atë do të jenë shumë interesante.
6. Bëni plane me partnerin tuaj për një festë, ndryshimin e dizajnit të banesës, një pushimi, ose një shetitje. Qëllimet e përbashkëta forcojnë ndjenjat e përbashkëta.
7. Bisedoni për atë, çka ju nervozon tek partneri juaj dhe që për ju është me rëndësi. Nervozja dhe ndjenjat e dashurisë nuk mundë të gjinden njëkohësisht. Nëse vet nervozoheni, ju mund ose nervozen ta dorëzoni dhe partnerin tuaj ta pranoni ashtu siç është ose i tregoni dëshirat tuaja.

Comments
Post a Comment