A ia vlen martesën time akoma ta shpëtoj

Një krizë në marrëdhënie mund të jetë shans për ndryshime

Çdo qift kalon kohë krizash. Kjo gati se është normale. Ju keni pasur përshtypje dhe qëllime të caktuara para hyrjes në partneritet. Në fazën fillestare të marrëdhënies nga partneri keni krijuar një fotografi e cila nuk mund të mbahen përgjithmonë. Të dytë zhvillohen në personalitetet e tyre. Paragjykimet dhe pritjet në partneritet mbesin të pa ndryshuara. Kjo sjell kriza dhe konflikte.

Çiftët e lumtur kanë mësuar të komunikojnë drejt.

Nuk shkon pa komunikuar mes vete. Vetëm përmes bisedimit mundë ti shprehni dëshirat, të kaloni përditshmërinë dhe për të ulur dallimet në të menduar. Bashkëbisedimi mes vete është gjë që mësohet. I lehtë është mësimi për të dëgjuar, për të kuptuar më mirë çka partnerja thotë dhe dëshiron të thotë. Mund të mësohet gjithashtu që partneri të le të kuptoj se ka kuptuar çka dëshironte të theksonte partnerja. Konfliktet, dallimet në të menduar dhe problemet duhet thënë dhe kuptuar drejt, dhe jo me ofendime.

Problemet janë aq të mëdha, e vetmja rrugëdalje që vje në konsiderim mbetet ndarja?

Ju ndjeheni sikur i sëmurë, i lënduar nga tjetri partner. Ju jeni i dëshpëruar ngase momentalisht nuk gjeni tjetër rrugëdalje pos në pyetje vjen ndarja dhe divorci. Në një situatë të tillë është vështirë për një komunikim konstruktiv dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Ju lutem mbajeni mend: Krizat nuk duhet të sjellin gjithsesi prishjen e marrëdhënies. Një Krizë mund të jetë edhe një shans për ndryshime të marrëdhënies.

Një krizë e tejkaluar mund që partneritetin edhe ma shumë ta forcoj.


Comments