Pesë gabimet fatale

1. Ju mendoni se lumturia juaj varet nga partneri

Gabim! Për lumturinë tuaj vetëm një person është përgjegjës; ju vet. Pra lumturia varet nga mendimi që ke për veten. Mendon se je e pa lumtur dhe ashtu ndjehesh. Ai që rregullisht i bënë vërejtje partneres dhe e kritikon në realitet ai në brendësin e tij është person i pa lumtur. Pra para se ngatërroheni me partnerin pyete veten: Çka mund të ndryshoj në mënyrë që të ndjehem më mirë.

2. Ju dëshironi që partnerin ta ndryshoni

Nëse partneri ka karakter krejt tjetër nga ju, kjo sjell sidomos ngatërresa të forta mes vete. Fatkeqësisht këtë ndryshim karakteresh duhet konsiderúar si një dhuratë. Shikojeni si shans? Shkëlqyeshëm! Nuk është e domosdoshme njëri tjetrin ta ndryshoni po ato ti theksoni.

3. Si të veproni me interesat tuaja

Sidomos femrat bëjnë këso gabimesh, ato shpesh interesat e veta i fshehin pas interesave të burrit, dhe më vonë ja hedhin fajin ma vonë. Nëse nuk i vlerësojmë dëshirat tona seriozisht ne humbi profilin tonë. Pra mos u ankoni por bëhuni aktiv, krijoni hapësirë vetes. Realizoni ëndrrat tuaj

4. Ju i shtypni ndjenjat

Gruaja munden zakonisht ti shprehin ndjenjat e veta, por ato duhet mësuar për ti arritur ato. Një shembull tipik: Një grua ndjehet nga obligimet ditore e mbingarkuar, nga burri pak e përkrahur. Ajo ankohet rregullisht për këtë, por qëndrimi i atij nuk ndryshon. Në këtë rast partneri reagon vetëm atëherë , kur ajo nuk bënë pastrimin e teshave dhe nuk menaxhon me krejt punët e shtëpisë.

Meshkujt në bisedime llogarisin pasojat, përtypin ndjenjat e veta ngase kanë frikë të mos keq kuptohen . Po me heshtjen e tyre ata vetëm rrisin inatin e mbrendëshem.

5. Falja

Ka gra që kur fillon prishja e marrëdhënieve ajo fillon ta akuzoj partnerin edhe për veprime të tija të para 10 vitesh. Pse? Ngase nuk ka mundur ta përpunoj dëshprimin ndaj tij.

Megjithatë nëse ne pas gjithë asaj vendosim të qëndrojmë me partnerin atëherë duhet t’ia falim atij!

“Duaje veten, s’ka lidhje kënd e marton”.”70 % e ndarjeve nuk do të kishin ndodhur sikur ti përmbaheshin rregullave” Eva-Maria Zurhorst


Comments