Pushteti në marrëdhënien e partnerëve

Me pushtet kuptohet zakonisht ndikimi politik: Qeveria ndaj qytetarëve, punëdhënësi ndaj punëtorit, prindi ndaj fëmiut etj. Edhe në marrëdhënie ekziston pushteti në mënyrë që të ndikoj tek partneri tjetër që ai tjetri të veproj sipas dëshirës dhe vendimeve të pushtetmbajtësit. Në çdo marrëdhënie ka edhe pushtete. Pushteti mund të jetë i ndarë në dysh ose i njëanshëm.
Dhuratat dhe dënimet

Sikurse dhurata edhe dënimet në marrëdhënie aplikohen për të shpërblyer ose dënuar partnerin për sjelljet e tija të pa dëshiruara. Të gjithë mundohen që në marrëdhënie të kenë sa më shumë aspekte pozitive të dashuris. Aspektet pozitive krijohen me vetëdije për të kënaqur partnerin tjetër për të u shpërblyer nga ai, ose bëhen nga frika e dënimit eventual ose të sigurt nga ana e partnerit për gabimet ose sjelljet eventuale që nuk janë në vijën e dëshirueshme të partnerit.

Shprehja pushtet vije në lojë atëherë ku njëri mendon se kush i merr dhuratat dhe dënimet. Nëse p.sh. një mashkull i dhuron lule femrës, ajo gëzohet për këtë, dhe mendon se ka bërë mirë diçka për partnerin. Nëse mashkulli e kritikon partneren e tij, kjo ndikon negativisht tek ajo. Ajo nëse vetë do ti blinte lulet dhe do të bënte një kritik vetes prapë do të kishte përshtypje të mirë dhe të keqe ndaj vetes dhe partnerit.
Pushteti dhe varësi ekziston në çdo marrëdhënie. Cili partnerë është i varur nëse shpërblimet vijnë vetëm nga partneri tjetër. Edhe nëse i blen vete dhuratat, megjithatë as kjo nuk është pavarësi nga partneri. Në familjet tradicionale me një „zot shtëpie“ dhe një zonjë shtëpie, gruaja është automatikisht e varur nga partneri nëse ajo nuk krijon të ardhura. Mashkulli është i varur nga femra prej momentit kur nuk mund ti kryej punët e shtëpisë i vetëm.

Varësia e një anshme dhe e kundrejt

Në shembullin e më sipërm mashkulli dhe femra janë mes vete të varur. Mesiguri të dytë në këtë marrëdhënie janë të lumtur, nëse të dytë kanë ndjenjën e barazisë. Po ka mjaft shembuj ku një partneritet pushteti nuk është i ndarë barabartë. P.sh. mashkulli me ndihmën e teknikës ndihmon në shtëpi, financiarisht mund të kontribuoj në shumë drejtime, mund të paguaj darka në restorante, ose edhe të paguaj një amvise, ndërsa punët e shtëpisë së gruas iu duken të pa rëndësishme. Në këto raste femra është e varur më tepër nga mashkulli nga e kundërta. Një shembull tjetër: Mashkulli pas një bisede me femrën mundë t’i kënaq nevojat e veta, përkundrejt femrës e cila përveç partnerit mundet të bisedoj edhe me ndonjë shoqe. Në këtë rast Ai është më i varur se Ajo, ngase ai që për çdo punë varet nga partnerja është më tepër i varur se sa femra e cila mund të bisedoj edhe me shoqe tjera.

Ndikimi shoqëror

Deri tani pushtetin në një marrëdhënie e kemi definuar kur njëri partnerë me dhurata dhe shpenzime e vënë nën ndikim partneren. Definim tjetër është aplikimi i pushtetit përmes sjelljeve, mendimit, gjykimit të vendimeve dhe ndikimi i tyre. Ky definim quhet ndikim shoqëror-social. Edhe kjo mundë të ndahen barabartë dhe jo barabartë.

Ndikimi i barabartë mund të shihet ndryshe: Ose pajtohet partnerët në çdo problem, ose të dytë janë të njëjtit mendim (planifikimi i pushimeve, blerja e një TV-je) ose i ndajnë fushat e kompetencave (njëri planifikon pushimet, ndërsa tjetri benë një TV). Të dy modelet paraqesin një barazi në marrëdhënie. Jo barabartë ndikimi mund të ndodhë nëse njëri kërkon propozimet për të gjitha fushat dhe së fundi ai e ka fjalën kryesore.

Format e shprehjes së pushtetit

Si vije deri tek ajo gjendje, ku njëri partner vihet nën ndikimin e partnerit tjetër? Nga një publikim i French dhe Raven (1959) dallimet e pushtetin zhvillohen në këto forma:

Pushteti përmes legjitimimit: 
Njëri lejon që partneri tjetër të ketë ndikim mbi të, nëse është i mendimit se ai e ka këtë të drejtë për të marrë vendime ose caktuar qëndrime- sikurse Shteti ndaj Qytetarëve ose sikur Mësuesi ndaj nxënësve ose edhe prindërit kundrejt fëmijëve që ju mundëson një legjitimim. Në kulturat ku Mashkulli është kryesuesi i familjes atij paraprakisht i rezervohet pushteti.

Pushteti përmes shpërblimit:
Njëri Partner ka pushtetin ndaj partnerit tjetër, nëse është në gjendje që për mos sjelljet e dëshirueshme atë ta shpërblej. Për atë ka shumë mundësi, duke filluar nga përkujdesja, seksi dhe dhuratat qofshin ato edhe financiare.

Pushteti përmes dënimit: 
Duke dënuar partnerin për sjelljet e këqija, partneri tjetër vë nën ndikim atë. Këtu bënë pjesë edhe kritika e ashpër e deri në raste ekstreme edhe aplikimi i dhunës trupore.

Pushteti përmes identifikimit: 
Nëse njëri ndjehet shumë i lidhur me partnerin tjetër, mund të vije deri tek aty që ai të mendoj dhe të veproj atë çka partneri mendon dhe vepron. Kjo mund të qon deri tek aty që partneri i varur të heq dorë nga ndryshimi i pikëpamjeve dhe shumë shpejt marrëdhënien e kaplon heshtja.

Pushteti përmes dijes: E njehni ndonjë partnerë që në disa lëmi është shumë e dijshëm, kjo është afër asaj se për ato edhe i takojnë vendimet. Nëse njëri dinë mirë punën në kuzhinë atëherë ai edhe vendosë veta çfarë sosi do të ketë mishi. Partneri tjetër që dinë mirë të punoj me pagesa, ai vetë vendos për të dytë çka të blejë ose ku ti hargjoj parat. Pra këtu shprehet ndikimi vetëm në zonat ku partneri është „ekspert“.

Aplikimi i pushtetit të pa dukshëm (subtile)

Shpesh nuk është vështirë që të konstatohet pushteti brenda një marrëdhënie edhe pse të prekurit (partnerët) fare nuk e vërejnë. Një shembull i tillë është Pushteti përmes identifikimit: Bije një femër nën pushtetit e parterit të saj ajo fare pastaj nuk e vëren. Edhe pushteti përmes dënimit nuk mund të jetë i vërejtur në përditshmëri. Edhe kur një mashkull përdorë dhunë nganjëherë, gruaja sjelljet me kujdesie nëse një „dënim“ kohë të gjatë nuk ka ndodhur.

Shumë shembuj tregojnë se pas pushtetit të një partneri nuk mundet të qëndron vetëdija e tij. Nëse një femër gjatë blerjes së mobileve ose perdeve e bënë sipas shijes së partnerit ajo në pamjen e jashtme do të dukej sikur Ajo ka vendosur të blejë, që ndoshta fare nuk i kanë pëlqyer. Mashkulli kështu sjellët edhe nëse partnerja heq dorë edhe nga blerja e cikërrimave vetëm e vetëm që ti mënjanoj kritikat e mëvonshme ose të drejtpërdrejta të partnerit.

Edhe më shumë bëhet e kompiluar në ushtrimin e pushtetit kur partneri që në fakt merë të gjitha vendimet dhe njëkohësisht ndjehet se nuk ka pushtet.

Me rëndësi në rend të parë është kush vendosë. Ai që vendos aplikon pushtetin në mënyrë të pa dukshme nga partneri i cili fare nuk e dinë kush në marrëdhënie ka pushtetin. Shpesh partnerët konfrontohen me faktin se nuk e dinë se cila e ka pushtetin. Ndodh që partneri që ankohet për mos pasjen e pushtetit, tërë kohën ka aplikuar pushtetin absolut mbi partnerin tjetër.

Arsyet për ndarje jo të barabartë të pushtetit.

Në disa marrëdhënie Femra ka ndikim të madh mbi burrin nga shumë të tilla ku mashkulli ka ndikim mbi femrën. Vetëm pas ndarjes kur fillon marrëdhënia e re vërehen ndikimet në marrëdhënien e kaluar por gjithashtu edhe në të rejën. Krahasimet janë të pa shmangshme.

Si futet një çift në këto marrëdhënie ? Psikologët social i dallojnë nga këto arsye :
Interesat e ndryshme në marrëdhënien: Nëse njëri partner, tjetrin më shumë e dashuron dhe i beson, dhe mendon se pa të s’mund të jetoj, vetvetiu bie në një pozitë të ultë. Ai beson, se duhet bërë gjithçka vetëm që marrëdhënia të ekzistoj duke I dhënë asaj gjithmonë të drejtë. Me shumë dashuri, sidomos kur nuk është I sigurt në dashurinë e partneres ose edhe me xhelozi, bije nën ndikimin e partneres.

Alternativa e ndryshme: Ai partnerë që ka alternativë më të mirë se sa në marrëdhënien ekzistuese, ka dhe ushtron pushtet të madh. Nëse dikush mendon se pa problem gjënë një partnerë tjetër dhe ndoshta që ka ndonjë aferë, nuk ka arsye të sillet me vëmendje tjetër. Një person i cili edhe pa partnerë, i vetëm lehtë ia del, ai nuk lejon të bie lehtë nën ndikim nga partneri i cili në marrëdhënie është pa alternative.

Resurset e ndryshme: Një partner cili ka shumë cilësi aftësie (atraktiv, intelektual, kompetencë sociale) ka shpesh edhe pushtetin. Kjo ka të bëjë me atë se ai beson se ekzistojnë për të alternativa më të mira se marrëdhënia ekzistuese. Ai posedon pastaj edhe resurse për ta shpërblyer partneren për sjelljet e saja dhe me këtë krijon “pushtetin përmes shpërblimit”. Përveç resurseve subjektive këtu vine në shprehje edhe resurset objektive sit ë ardhurat, statute Professional, arsimi për shtruar pushtetin ndaj partnerit. Kur është fjala tek resurset, në mungesë të tyre, zakonisht femrat janë nën ndikimin e meshkujve.

Shkaqe tjera të ndarjes së pa barabartë të pushtetit është edhe personaliteti që vije nga edukimi i tij si fëmijë, por edhe nga tradita ku mashkulli paraqitet si shtylla e familjes dhe se ai duhet vendos për gjithçka. Pra ai në një formë është i përgatitur nga fëmijëria për të ushtruar pushtetin nda partneres. Edhe femrat gjithashtu nga fëmijëria edukohen që në partneritet duhet të jenë nën pushtetin e burrit.
Pasojat e ndarjes të pabarabartë të pushtetit

Si pasojë me rëndësi e mos ndarjes së barabartë të pushtetit në marrëdhënie është pa lumturia e partnerit. Një studim i vjetër Amerikan (Peplau, 1978) del me rezultatin se 95 % e Femrave dhe 87 % e meshkujve dëshirojnë një marrëdhënie me pushtet të barabartë. Kjo është „dëshira“ por aplikimi është diçka krejt tjetër. Jo se nuk dëshirohet, por pushteti zhvillohet jo i programuar, por spontanisht dhe pa vetëdije. Shumë meshkuj edhe pse janë plotësisht nën „kontrollin“ e femres ata nuk e pranojnë barazinë ngase e konsiderojnë si diç ofenduese , ngase mendojnë se meshkujt janë të pranueshëm vetëm falë pushtetit ndaj partneres. Nga shumë studime del se më të pa lumtur janë personat që veten e konsiderojnë më të varur nga partneri. Personat që besojnë se kanë më shumë pushtet janë mesatarisht të lumtur. Pra është më mirë që të kesh pushtetin ndaj partnerit se sa të dominohesh nga partneri, rezulton një studim amerikan.

Se a janë marrëdhëniet stabile në partneritetet me ndarje të barabartë të pushtetit deri më tani nuk është hulumtuar. Por se çiftet e pa lumtura ndahen më shpesh se sa çiftet e lumtura kjo nuk diskutohet. Mund të thuhet se barazia e gabuar ka efekt të tërthortë në mundësinë e prishjes së një marrëdhënie. Në marrëdhëniet tradicionale ushtrimi i pushtetin nga ana e mashkullit nuk paraqet rrezik për marrëdhënien, meqë të dy palët janë paraprakisht të përgatitura për të. Në martesat moderne ku pritja nga marrëdhënia është e madhe dhe shpesh herë e gabuar, ndarja e pushteti luan një rol jashtëzakonisht të madh.

Pushteti dhe paraja

Dallimi në pushet mes partnerëve mundet të ndikoj edhe në sjelljen me para. Pra kush administron me para (xhirollogari) nuk flet fare për ndarje pushteti. Partneri i pushtetshëm ose administron vetëm me para ose ja lënë si barrë partnerit të pa pushtetshëm. Nëse paraja mungon, atëherë partneri i pushtetshëm e kontrollon ose korrigjon partnerin e pa pushtetshëm.

Zakonisht për çështje financiare angazhohet partneri me Kompetenca më të mëdha. Ndarja e detyrave varët nga vullneti i parterit nëse lejon që edhe vendimet e partnerit të pa pushtetshëm të merren parasysh.

Shenja të gabuara të ndarjes së pushtetit në çështje financiare janë:

· Njëri nuk merë pjesë në vendimet për administrimin e parasë.

· Detyrat janë të ndara në atë mënyrë që i pushtetshmi parat e veta i shpenzon për sende me vlerë (veturë,teknikë etj) ndërsa partnerja e pa pushtetshme për ushqim.

· Njëri nuk ka llogari fare.

· Njëri nuk di për partneren sa të ardhura ka.

· Njëri nuk ka autorizim për llogarinë rrjedhëse ose llogarinë e kursimeve.

· Njëri ndjehet i pa kompetencë në administrimin e parave.

· Njëri interesohet gjatë blerjes më tepër për nevojat e anëtare tjerë të familjes se sa të tijat.

· Njëri shpesh heq dorë nga blerjet, vetëm për t’i ikur kritikave të partnerit

Një është e sigurt se partneri i cili ka të ardhura më të mëdha, ose është i vetmi që ka të ardhura ai më lehtë mund të ushtroj pushtetin ndaj partnerit tjetër. Edhe bukuria, e njërin partner mundë të jetë „joker“ për ushtrim të pushtetit ndaj partnerit tjetër.


Comments