Raporti me familjen e partnerit-es

Anipse të rinjtë kur janë në fillim të një dashurie, familja e njëri tjetrit nuk ka ndonjë rëndësi në vendimin e tyre, por në marrëdhënien e tyre të më vonshme ka një rëndësi të madhe.

Raportet e familjes ndaj njërit partner ose çiftit reflektohet edhe në lumturinë e tyre. Familjet të cilët nuk e pranojnë ashtu siç është njëri partnerë, ndikojnë në mënyrë direkt ose indirekte të atë marrëdhënie. Mbasandaj edhe kritikat e herë pas here ose të rregullta ndaj njërit ose të dyve nuk mbetet të pa ndikim. Ndikimi i tyre mund të jetë pozitiv por edhe negativ.

Raportet e njërit qift ndaj familjes së partneres, duhet qenë marrëdhënie familjare por me kufij të caktuar të raportit ndaj marrëdhënies së tij. Pra thjesht nuk duhet lejuar që prindërit e asnjërit të përzihen në “punët e brendshme” që çiftit. Në raste ku ka tentime atëherë duhet përkujtuar kufijtë se deri ku ata mundë të “përzihet” në marrëdhënien e tyre. Kritikat mund të jenë të mirëseardhura, andaj ato duhet pranuar, duke i vlerësuar për efektet e tyre në të mirë të marrëdhënies. Nuk duhet lejuar që prindërit njërin nga partnerët (djalin ose vajzën e vet) ta lavdërojnë jashtë mase, ndërsa partnerit tjetër (dhëndërrin ose nusen) ta kritikojnë përherë.

Prindërit e njëri tjetrit duhet respektuar dhe sipas mundësie duhet ndihmuar kur ata kanë nevojë ose kur kërkojnë ndihmën tuaj. Duhet respektuar datat dhe festat me rëndësi të familjeve të partnerëve.

Vizita e shpeshta ndaj familjeve të partnerit mund të ulë respektin reciprok ndaj tyre. Një ulje e respektit ka efekte negative në lumturinë e partnerëve.


Comments