Romantika (tregimet romantike, dhuratat ose befasitë bëjnë që zemra të rrahë më fortë)

   Çdo njeri automatikisht nuk është edhe Romantik, por në secilin person fshehët diçka Romantike edhe pse ajo tek meshkujt gjithnjë nuk tregohet. Romantika mund të shfaqet p.sh. Përmes një shërbimi ose dhurate romantike.

Romantika do duhej gjithsesi të jetë pjesë e një partneriteti, edhe dëshmitë e vogla të dashurisë në përditshmëri munden nga partneri që të paketohen dhe të prezantohen. Asnjë femër nuk pret nga i dashuri i saj të shkruaj nga vetja një tregim romantik ose që çdo ditë t’i dhuroj lule të kuqe, sende të thjeshta të jetës definojnë dashurinë dhe Romantikën, që ndjen ndaj partnerit. 

Pra definicion i Romantikës është krejt i thjesht dhe i kapshëm për të gjithë dhe mund përshkruhet. Edhe një ushqim i përgatitur mirë është pjesë e Romantikës sikurse edhe lulet e dhuruara ose edhe një shëtitje së bashku në mbrëmje. Me rëndësi është që sendet e vogla të jetës të shijohen së bashku dhe me këtë ta befasojmë partnerit gjithnjë me diçka të re dhe kështu të shprehim dashurinë dhe ta betonojmë atë. 

Romantika, e cila mbizotëron në çdo marrëdhënie definohet nga vetë partneri dhe varet nga fantazia e tyre dhe rriten nga dashuria e tyre. Një buqetë e vogël lule, një SMS si dëshmi e dashurisë ose edhe një ftesë për një darkë në një Restorant bënë me siguri që zemra e çdo femre të rrahë më fortë.


Comments