Rruga për një marrëdhënie të lumtur

Marrëdhënie bashkëshortore pa vuajtje nuk ka. Kush e pranon këtë gjendet shpejt në një partneritet të lumtur, deklarojnë Terapistët e Universitetit të Kalifornies.

Në Revistën „Journal of Marital and Family Therapy“ Diane Gehard dhe Eric McCollum deklarojnë se iluzioni për një marrëdhënie të përkryer përmes përrallave kulturore dhe tregime moderne të dashurisë përgatisin dështimin e sigurt.

Është një „Mit“ se me një angazhim arrihet një gjendje pa vuajtje. Jan Parker nga Shoqata për terapi familjare në SHBA mendon se pendimi arrin kulmin kur kuptohen se nuk po arrihet gjendja e përkryer. Atëherë edhe krijohet mendimi se marrëdhënie ka dështuar.

Parker këshillon Çiftët që të krijojnë më shumë mirëkuptim për Partnerin për t’i tejkaluar fazat së bashku. Njerëzit duhet patjetër që përmes komunikimit të kuptojnë njëri tjetrin në vend të pritjes për një marrëdhënie të përkryer. Është me rëndësi gjithashtu që kohërat e mira të vlerësohen dhe të pranohet që asnjë marrëdhënie nuk është në kontuinitet e mirë por se edhe faza të vështira mund të vijnë të cilat mund të kalohen. (MensHealth 2008)


Comments