Stresi në marrëdhënie nga komeditë e dashurisë

“Përmes filmave romantik krijohen mendime jo realiste ndaj partnerit”

Filmat e dashurisë zgjojnë pritje jo realiste në marrëdhënie.

Kush shikon shpesh filma dashurie, krijon mendim dhe përshtypje tjetër për jetën dhe dashurinë. Shkencëtari Heriot Watt nga Universiteti në Edinburgh konkludonë se shumë njerëz përmes filmave si “Notting Hill” ose “Nusja, që nuk beson” krijojnë mendime jo realiste për një marrëdhënie. Fansat e këtyre filmave romantik krijojnë mendimin se partneri i tyre duhet tua lexoj dëshirat e tyre nga buzët, deklaron ky shkencëtarë.

Nga filmamat romantik krijohet përshtypja e ekzistimit të partnerit dhe dashurisë së përkryer, të një jete përplot lumturi dhe harmoni. Shumë njerëz lejojnë pa vetëdije të ndikohen nga këta filma dhe duke krijuar përshtypje krejtësisht të gabuara hynë në një marrëdhënie me pritje jo realiste dhe pas një kohe kur e kuptojnë se jeta nuk është sikur në film fillojnë problemet serioze.

Edhe meshkujt duke shikuar filma pornografik krijojnë përshtypje krejt të gabuara për jetën seksuale në marrëdhënie. Ai me partneren dëshiron të imitojnë atë që ka kanë krijuar në mendje si reale. Edhe këta pas një kohe dëshpërohen ngase dëshirat reale të një femre nuk janë identike me ato të filmave pornografik.

Në vitet e 80-ta në Kosovë ishte shumë i pëlqyer seriali amerikan “Dinasty”, ndërsa në vitet e pas luftës tepër të popullarizuar ishin dhe janë filmat romantik latin. Këta filma të cilët s’kanë të bëjnë asgjë me realitetin as në vendet ku janë krijuar, tek ne në Kosovë kanë krijuar përshtypje jo realiste për dashurinë dhe marrëdhënie.

Është e drejt e secilit të vendos se çka të shikoj në Televizor, por duhet pasur kujdes që mos të ndikohen nga ata filma. Duhet kuptuar se jeta nuk është film. Filmin duhej shikua si Art të krijuar e jo si ngjarje ku pasqyrohet jeta në një vend.

Me shikim e këtyre filmave , dhe ndikimin e tyre, është krijuar tek ne një mentalitet më “perëndimor” se sa vetë mentaliteti në shtetet perëndimore.


Comments