Të jesh i dashuruar do të thotë ndaj një personi të kesh ndjenja të veçanta të afërsisë. Të dashuruar është një hap kah Dashuria.
Një studim i Universitetit të Zurichut qiti në pah se Muajt para Martese dhe pas Martese është koha më e lumtur në jetën e një Partneri. Të dashuruarit së freskëti lexojnë dëshirat në mes vete nga buzët dhe shprehen se sa vlerësojnë partnerin.
Së voni, pas tri vjete lajmërohen krizat e para. Interesimi për njëri tjetrin, dhe gjendja e të dashuruarit ulet dukshëm. Dallimet në pikëpamje dhe mosmarrëveshjet për imtësia marrin hov. Dëshirat e njëri tjetrit më nuk pranohet, bile vlerësohen edhe si të pa rëndësishme. Në vend të pranimit dhe bashkëpunimit fillohet me kritika dhe ndjenja të ftohta.
Pritjet, qëllimet jetësore, psikika, intelekti dhe trupi ndryshojnë tek secili me kalimin e kohës. Një i moshës 40 vjeçare ka më shumë përvojë jetësore se sa një i moshës 20 vjeçare. Zhvillimet janë pozitive, por mund të jenë edhe të dhimbshme. Për të mos jetuar ndaras për çdo marrëdhënie është me rëndësi që partneri në ndryshimet e tij të lejoj partnerin të merr pjesë. Të gjithë Çiftët bashkë, një herë në javë duhet te kenë një ore të lirë për të kaluar në një atmosferë të këndshme. Përmes bisedës dhe dëgjimit të konkludohet se ekzistojnë probleme të cilat humbin vlerën e temave tjera, ato të cilat nganjëherë merren si të pa rëndësishme, një dit mund të marrin kuptim.

Comments
Post a Comment