Secili njeri diku në brendësinë e tij të thellë ka disa „punë të pa kryera“. Në secilin nga ne ekziston nga një listë e zezë, në të cilën regjistrojmë lëndimet që nga dikush na janë bërë ose që be ia kemi bërë dhe për të cilat nuk është bërë falja.
Sa kohë që me to nuk mëremi, pra që një mënyrë ngrihet nuk është edhe aq tragjike. Por nëse to çdo ditë na sillen në kokë atëherë ne kemi problem. Ju pastaj i thirrni kohë pas kohe ato mendime për të cilat ju s’mund të falni. Në kokë ju sillet vetëm: „Pse ashtu! Si ka mundur ta ma bëjë këtë. Këtë s’mund t’ia fali kurrë.“ „Ai nuk guxon të sillet kështu me mua“.
Mund të jenë përditshmëri të vogla, që ne nuk mund t’ia falim. Dikush ka harruar të më dhuroj diçka në një përvjetor, nuk na ka ftuar, ose nuk na ka përshëndetur.
Çka ndodhë, nëse ne nuk falim?
Ne humbim kohë me ato mendime, për t’ia hedhur dikujt fajin, për t’ia dënuar sjelljet e tij. Pasi që çdo mendim ndikon në trupin dhe ndjenjat tona një ngarkim i kotë me këso mendime mundë të humb baraspeshën e brendshme dhe mund të sjell edhe sëmundje.
Trupi jon mundet të reagoj me lodhje, shtypje të lartë, dhimbje koke e lukthi, pengesa ne gjumë dhe me ulje të imunitetit.
Ne ndjejmë urrejtje, Hakmarrje, inat, lëndim, dëshpërim dhe të lënë pas dore.
Ne me siguri ndjejmë dëshirën e tërheqjes në vetmi nga të gjithë njerëzit.
Çka na pengon, të tjerëve ti falim?
Ne veten. Ne vetë i themi vetes:“Sjellja e tij më ka lënduar aq shumë. Këtë s’mund ta fali!“ Është një lloj dënimi për të cilën ne dëshirojmë të ndikojmë. Por nëse ne e vështrojmë me kujdes dhe drejt, kjo na godet neve personalisht. Ne s’do të kemi rehati, po si pasoj do kemi pagjumësi dhe nervozë.
Të tjerët të cilët dëshirojmë ti dënojmë, nuk dinë gjë për këtë. Edhe nëse ne i anashkalojmë dhe i japim shenjë për të kuptuar lëndimin tonë megjithatë ne edhe më tej do të vuajmë. Ne merremi me atë se si të hakmerremi që atë lëndim atij t’ia kthejmë. Ne humbim energji të cilën do mund ta drejtonim për diçka pozitive. Edhe krenaria dhe besimi ynë në humbjen e fytyrës na qëndrojnë në rrugë. Një motiv tjetër që na ndalë të mos falim është frika nga përsëritje e të njëjtave lëndime nga ai. Ndoshta mendoni se falja është dobësi, por megjithatë falin vetëm njerëzit e fortë, të ligshtët vuajnë e nuk falin.
Si mundemi ne vetes faljen ta lehtësojmë?
Ndoshta pasi lexuat deri tani ju keni ardhur në përfundim se me dëshirë do të lesheni nga lista e zezë, por ju nuk e dini si, si t'ia filloni. Për atë disa ndihma:
1. Thirrni kujtesën, ku s’keni mund të falni, edhe njëherë përkujtoni. Shtroja vetes pyetjen: „Çka kamë kontribuar për këtë?“.
2. Ndryshoni pozitat dhe mendoni edhe një herë. “Çka e ka shtyrë nga perspektiva e tij që ai të sillet ashtu?“
3. Kujtoni atë se falja s'ka të bëjnë me dobësinë tënde. Në të kundërtën, falja është virtyt i të fortit. Në rend të parë e bëni për vete dhe shëndetin tuaj. Falja për tjetrin s’do të thotë se ai përsëritë sjelljen që të la lënduar.
4. Ju s’ka nevojë që sjelljen e tij ta pranoni si të drejtë. Është në rregull të thoni: „Mua nuk po më pëlqen aspak. Më ke lënduar. E pranoj se ashtu është sjellë ndaj meje.“
5. Vërtetoje edhe njëherë, nga pamja e sodit kjo sjellje a ka vë në pyetje të gjitha përshtypjet pozitive që kam pasur me atë njeri.
6. Nëse ju dëshironi, flisni me ata njerëz për atë, që ju ka lënduar dhe thuaji ndjenjat tuaja. Mund ta bëni edhe me shkrim. Ndoshta mjafton që letrën vetëm ta shkruani dhe fare mos ta dërgoni.
7. Merreni një fotografi të atij personi dhe thuaji asaj fotografie: “ Unë jam I gatshëm të ta fali” dhe pse në dukje mund të jetë pak qesharake. Nëse këto fjalë rregullisht I përsëriteni me kohë do të ndjejeni ndjenjën e faljes.
Bëni këta hapa të vegjël. Ia vlen, ju mundeni ta gjeni një qetësi të brendshme. Çka ju ndihmon juve, të jeni krenar dhe të fortë për të ruajtur drejtësinë kur trupi juaj dhe shpirti ju vuan?
“Kush mbahet vetëm për dhimbjet e veta, në fund e dënon vet veten” (Leo F..Buscaglia)

Comments
Post a Comment